×
  • Lajme
  • Lajme

    Me këtë foto eksperti amerikan ia mbyll gojën Brnabiqit: Gjithë bota i njeh shqiptarët

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 8:23

    Reagime të ashpra në vend ka ngjallur deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila i quajti shqiptarët “njerëz të malit”. 


    Gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme ka marrë vendim  që t’i ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq pas deklaratave të saj raciste kundër shqiptarëve.

    Përveç në Kosovë reagime ndaj kësaj deklarate të Brnabiqit ka pasur edhe jashtë vendit. Eksperti amerikan i politikës, Alon Ben-Meir i ka reaguar Brnabiqit, duke publikuar një foto të shqiptareve që kanë bërë historinë dhe që tashmë gjithë bota i njeh, transmeton Reporteri.net.

    Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar: “Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!