×
  • Lajme
  • Lajme

    Me rrëzimin e Qeverisë, Kurti, Konjufca, Abdixhiku, Haxhiu e të tjerë mbesin edhe jashtë Kuvendit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 21:26

    Nëse për pak minuta, Albon Kurti shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës, ai përveç që për pak kohë do të jetë kryeministër në ikje, nëse nuk ka zgjedhje, ai do të mbetet edhe jashtë Kuvendit.


    Përveç Kurtit, edhe disa nga figurat më të njohura të kësaj partie nuk mund ta ushtrojnë funksionin e deputetit, përfshirë Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën, Xhelal Sfeclen, Haki Abazi e të tjerë.

    Kjo ndodhë pasi Kurti dhe të tjerët kanë dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nuk mund të kthehen në Kuvend sërish.

    Me një zhvillim të tillë, VV mbetet me një grup jo shumë të fortë parlamentar. Në fron mbesin vetëm edhe Rexhep Selimi e Liburn Aliu. Të tjerët janë të sapoardhur apo që kanë zëvdnëdësuar të emëruarit në Qeveri.

    Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon shkarkimin e Qeverisë ku është edhe vetë, pasi kryeministri Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e LDK-së, Agim Veliu.

    Nga LDK ndërkaq, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Hykmete Bajrami do të mbesin pa mandat në Kuvendin e Kosovës dhe eventualisht edhe pa post ministror. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!