×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë se dy javë e zhdukur, policia kërkon ndihmë për gjetjen e 30 vjeçares nga Suhareka

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 14:56

    Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Emine Asip Berisha, e cila është raportuar e zhdukur nga data 2 tetor.

    Zhdukjen e saj e ka raportuar bashkëshorti.

    Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës, lindur më datë 09.06.1992, për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 2 tetor në mëngjes. Ajo ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

    Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30-vjeçare.

    “Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thotë policia përmes njoftimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!