×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me të 20-tin ndoshta po ecim”, arsyetimi i Lulzim Pecit për mosdeklarimin e pasurisë

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 14:28

    Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk i kreu disa obligime ligjore ani pse pozitën e mori një vit më parë.

    Ai nuk e bëri deklarimin e pasurisë, për të cilën pati afat 31 ditë.

    Në një bisedë telefonike me ATV-në i pari i Leposaviqit ishte i painformuar lidhur me këtë proces dhe afatet e përcaktuara me ligj.

    “O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendum është me të 20-tin, ndoshta ecim se për kurgjo tjetër”, thotë Hetemi.

    Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.

    Për mosdeklarim të pasurisë me kohë, deri në 15 ditë parashihet shqiptimi i gjobës, ndërsa më pas ngrihen edhe kallëzime penale individuale. Ndërkaq, sipas APK-së, deri më tani asnjë zyrtar nuk është dënuar me burgim efektiv.

    Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!