×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat botërore raportojnë për zgjedhjen e Kurtit kryeministër i Kosovës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 22:34

    Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.


    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë.

    Tashmë mediat botërore kanë raportuar rreth krijimit të institucioneve të reja në vendin tonë, transmeton Telegrafi.

    “Parlamenti i Kosovës mbështet Albin Kurtin si kryeministër të ri”, shkruan agjencia e lajmeve reuters.

    Parlamenti i ri i Kosovës zgjedh qeverinë e re”, raporton gazeta amerikane newyorktimes.

    Mediat zvicerane kanë raportuar se “Albin Kurti formon qeverinë e re të Kosovës”.

    “Qeveria e re e reformës Kurtit është konfirmuar në parlament”, shkruajnë mediat gjermane.

    Agjencia pro qeveritare turke, Anadolu Agency shkruan se Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

    “Albin Kurti – nga Che Guevara i Kosovës tek ri-Kryeministri i Kosovës”, shkruan mediumi slloven sta.

    Mediumi arab, Aljazeera raporton se “Albin Kurti është Kryeministri i ri i Kosovës”. Edhe mediat spanjolle kanë shkruar se “Kandidati i krahut të majtë, Albin Kurti sërish është Kryeministër i Kosovës”

    “Kurti votohet përsëri si kryeministër i Kosovës”, ka shkruar mediumi serb b92 gjersa ai malazez, vijesti tregon për zgjedhjen e Albin Kurtit, si kryeministër i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!