×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 11:08

    Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të martën në mëngjes i vendosi një muaj paraburgim shoferit të autobusit të Deva Tours, D. L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.


    Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

    Megjithëse kishte kishte raportime se shoferi  pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi 52 vjeçar nuk ishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke bërë që të dalë nga rruga.

    Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ky medium raportoi se vetëm njëri dëshmitar ishte në gjendje të dëshmonte se D. L. po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit, dhe të tjerët ishin në gjumë gjatë kësaj kohe. 

    Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

    Ai aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!