×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj: FSK-ja e gatshme t’i ofrojë trajnime ushtrisë maqedonase

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 16:56

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologen maqedonase, Slavjanka Petrovska, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin në trajnime dhe ushtrime të përbashkëta mes dy ushtrive.

    Mehaj deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofrojë ushtrisë maqedonase trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit dhe pala maqedonase të shkëmbejë reformimin e brendshëm për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe, njofton Klankosova.tv.

    “Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”.

    “Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku” ka shkruar Mehaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!