×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, flitet për rolin e KFOR-it në Kosovë

    Reporteri
    07 Shkurt 2023 | 21:45
    Ministri Armend Mehaj takon ambasadorin e Britanisë së Madhe në NATO, David Quarrey

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NATO-s, të cilin e cilësoi si të shkëlqyeshëm.

    Mehaj ka thënë se me përfaqësues të NATO-s ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.

    “Takimi i shkëlqyeshëm me aleatët e interesuar të NATO-s, organizuar nga Delegacioni i Britanisë së Madhe në NATO në krye me ambasadorin David Quarrey”, ka shkruar Mehaj.

    “Diskutim shumë i rëndësishëm për progresin e reformës së sektorit të sigurisë, rolin thelbësor të KFOR-it dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e kontributi i NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!