×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi fton Albin Kurtin t’i vizitojë prodhuesit e çokollatave të Kosovës, e jo të Zvicrës

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 17:22

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit të ëmbëlsirave në Vushtrri se ato janë shumë më të shijshme sesa çokollatat e Zvicrës.

    Kreu i PDK-së e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që t’i vizitojë prodhuesit vendorë dhe t’i shijojë produktet e shijshme që ata i bëjnë, para se t’i vizitojë fabrikat industriale të çokollatave jashtë Kosovës.

    “Padyshim se edhe unë edhe të gjithë i vlerësojmë çokollatat e Zvicrës, por, unë i kisha thanë Kryeministrit Kurti që para se me shku mi vizitu fabrikat e çokollatave në Zvicër, le të vjen e të ëmbëlsohet me këto ëmbëlsira të Kosovës, që fermerët dhe gratë e vyeshme të vendit tonë janë duke i prodhuar. Sepse, janë këta që kanë nevojë për mbështetje, e jo fabrikat e prodhuesve të çokollatave në Zvicër. Edhe, i garantoj që këto ëmbëlësira që i provuam sot në IADK, janë më të shijshme sesa çokollatat industriale që prodhohen në Zvicër”, ka thënë Krasniqi.

    Këto komente kreu i PDK-së i bëri gjatë takimit me fermerë të Komunës së Vushtrrisë në Organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, ku shumë gra punëtore bëjnë edhe përpunimin e pemëve dhe perimeve si dhe përgatisin ëmbëlsira me prodhime vendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!