×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi reagon pas incidenteve në veri: Serbia s’duhet të kalojë në veriun e Kosovës, fol Kryeministër

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 18:41
    Memli Krasniqi, Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas indidenteve të sotme në veri të vendit.

    Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të flasë për këtë situatë, duke thënë se sot janë sulmuar institucionet e shtetit e kandidatët dhe se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor në Veri janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, nga grupe të organizuara, me qëllim për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të Facebook, Sveçla ka thënë se sulme të tilla si ky sot, janë të papranueshme dhe se organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues.

    Tutje në reagimin e tij, Ministri i MPB-së thotë se Policia ka filluar hetimet për të identifikuar kriminelët e përfshirë në sulmin e sotëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!