×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takohet me profesorin Daniel Serwer në Washington DC, flasin për situatën në veri

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 21:02

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku sot ka takuar profesorin Daniel Serwer, që është njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. 

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se me Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!