×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi thotë se shpreson që kurrë PDK s’do ketë koalicion me Vetëvendosjen

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 21:47

    Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar që asnjëherë partia e tij të mos ketë bashkëpunim politik me subjektin me të cilin ishte bashkë në opozitë në legjislaturën e shtatë, Lëvizjen Vetëvendosje.


    Krasniqi tha, ndër të tjera, edhe se vetëm qeverisja e PDK-së i ofron stabilitet vendit.

    “Shpresojmë që ne kurrë s’kemi me pas koalicion me Vetëvendosjen. Nëse ne i fitojmë zgjedhjet, ne do të mundohemi me e krijua një qeverisje që i ofron stabilitet vendit. Një prej krizave më të mëdha të vendit është jo-stabiliteti”, ka deklaruar ai në T7.

    Ai, tutje ka pasur edhe deklarata kundërshtuese për politikat e LVV-së, për të cilën thotë se po tentojnë ta manipulojnë qytetarin.

    “Si njerëzit mund të manipulohen nga Albin Kurti dhe nga fakti që njerëzit nuk mund ta vërejnë transformimin e tij të hatashëm nga ai që ka qenë dhe ai që është”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!