×
  • Lajme
  • Lajme

    Menjëherë pasi u betuan, deputetët e rinj të Listës Serbe lëshojnë sallën e Kuvendit

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 10:40

    Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata kanë dhënë betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës duke zëvendësuar kështu kolegët e tyre të Listës Serbe  të cilët në fillim të muajit kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Por, menjëherë pas betimit, të njëjtit janë larguar nga seanca e Kuvendit, e cila sapo ka nisur.

    Kujtojmë se presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri. /Reporteri.net

    Deputetët e rinj të Listës Serbe pranojnë mandatet, betohen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!