×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgim Lushtaku kërkon të hiqet kufizimi për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 13:29

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lushtaku në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës mori shembull rastin në Ferizaj ku patën humbur jetën tetë persona.

    Deputeti tha se vetura në këtë aksident, Golf 2, nuk kishte “airbag”, e sisteme tjera të sigurisë që do të rrinin shanset për të mbijetur.

    “Burrë e Grua kane humbur jetën në Drenas duke lënë pas 8 jetima. Vetura që kanë qenë duke vozitur ishte Golf 2. Të njejtin model veture e kishin edhe familja nga Shtimja që para disa viteve u shua. Golf 2 nuk ka as AIRBAG, as ABS, as sisteme tjera të sigurisë që do të rritnin shanset e mbijetesës në rast aksidenti. Ne duhet të garantojmë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!