Nga sot është lëshuar në qarkullim linja e re nga Trafiku Urban, nga Prishtina në Aeroportin “Adem Jashari”, e cila do jetë e përditshme.
Ata që udhëtojnë shpesh drejt Aeroportit e vlerësojnë se tejet të nevojshme lëshimin në qarkullim të kësaj linje.
“Jam udhëtar i shpeshtë dhe shfrytëzoj Aeroportin e Prishtinës pothuajse çdo javë. Kjo iniciative e Komunës së Prishtinës është e mirëseardhur dhe ka qenë dëshirë e kamotshme e bashkatdhetarëve tanë që udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës”, ka deklaruar Naim Shabani për RTV Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.
Për lëshimin e kësaj linje ka folur edhe një turist që kishte ardhur në Kosovë.
“Unë jam duke shkuar në Budapest, sot isha në Prizren e pash në dritaren e autobusit që ishte linjë për aeroport. Për çmimin është normale, për mua së paku kjo pasi që taksi është më shtrenjtë”, deklaroi një turistë i huaj.
Kujtojmë se kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot zgjodhi udhëtimin në linjën e parë të autobusëve nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” ta bëjë bashkë me fëmijët e tij, ndërsa tregoi edhe planin se si do të mbulohet linja e re.
“Tash e kemi edhe mundësinë si trafik urban. I kemi autobusët, por mund të marrim edhe autobusë të rinj apo të marrim me qira nëse është e nevojshme për këtë linjë”, deklaroi Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.