×
  • Lajme
  • Lajme

    Mero Baze: Albin Kurti po përpiqet ta sigurojë mbështetjen e Islamit Politik me lejimin e shamisë

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 21:46

    Analisti politik nga Shqipëria, Maro Baze, ka thënë se politika për lejimin e shamisë në shkolla është është përpjekje e Albin Kurtit “për ta mbuluar dështimin elektoral”.

    Përmes një shkrimi, Baze e ka lidhur çështjen e shamisë me siç e quajti ai Islamin politik’

    “Vendimi i shumicës parlamentare të Kosovës për t’i hapur rrugë zyrtarisht mbulimit me shami të vajzave mbi moshën 16 vjeç, është një vendim politik për të siguruar mbështetjen e islamit politik në Kosovë”, ka thënë ai. “Çdo diskutim apo debat bosh rreth të drejtave të njeriut dhe aq më keq krahasimi me vende perëndimore, është thjesht një përpjekje për ta kapitalizuar edhe më shumë këtë vendim politikisht”.
    Sipas tij “Albin Kurti po kërkon tua shesë dhe më shtrenjtë se sa është në të vërtetë ky gjest”.

    Baze po ashtu ka thënë se “Shqiptarët janë një komb i vendosur mes Lindjes dhe Perëndimit me një shumicë myslimane evropiane, të cilët kanë bërë diferencën për shkak të bashkëjetesës me fetë e tjera dhe mbi të gjitha me vendosjen e identitet kombëtar mbi atë fetar”.

    “Nëse shqiptarëve u heq këtë identitet, nëse ata i trajton thjesht si komb mysliman apo Kosovën thjesht si vend mysliman, atëherë ke cenuar identitetin kombëtar të shqiptarëve. Identiteti i këtij kombi ka tipar themelor islamin e moderuar pro evropian dhe bashkëjetesën me besimet e tjera. Arsyetimi se vendimi mbështetet mbi të drejtat e individëve për të mbajtur shami si shenjë nderimi për besimin mysliman, është një rrëshqitje drejt islamit politik për nevoja elektorale”, ka deklaruar ai.

    Ai ka folur edhe për praktikën e vendeve perëndimore, disa prej të cilave e lejojnë shaminë në shkolla.

    “Është e vërtet se në disa vende të perëndimit është lejuar mbajtja e shamive në shkolla apo mjedise zyrtare, por në ato vende perëndimore, myslimanët janë pakicë në shoqëri dhe të huaj në kombin e tyre”, thotë ai.

    Ai po ashtu ka vlerësuar subjektet politike të dala nga lufta për qasjen siç e quajti ai ndaj ‘Islamit politik’.

    “Nëse kanë pas një meritë partitë politike që dolën nga UÇK, si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni është qasja perëndimore që kanë pasur ndaj shtetit laik dhe mbajtjen larg të islamit politik nga shteti”.

    Baze po ashtu tha se “shumë intelektualë po frikësohen që të flasin për realitetin e krijuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!