×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr ftesë nga Gjykata Speciale edhe një ish- ushtarë i UÇK-së

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 9:03

    Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së Zenel Shala nga fshati Kopiliq i Skenderajt, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale dhe thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht.


    Zenel Shala ish komandant Togu në radhët e UÇK-së tha për portalin Drenica Press se ftesën e ka pranuar më 22 tetor, dhe më 05 nëntor 2019, do të paraqitet për intervistë, ndërsa intervista do të zhvillohet në Prishtinë në Dhomat e Specializuara në kuadër të Gjykatës Speciale.

    Ai tha se “ftesa i është bërë përmes telefonit, ku më është bërë e qartë se me datë 5 Nëntor do të jem në intervistë, ndërsa nuk më kanë bërë të qartë se a jam në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit”, thotë Shala.

    Kujtojmë se është rritur numri i të ftuarve nga Specialja kohët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!