×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi që prek mijëra nxënës: Mitrovica, Peja dhe Prizreni nuk mund të pranojnë studentë

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 15:32

    Një raport i ekspertëve ndërkombëtarë i publikuar ditë më parë shokoi shumë studentë dhe nxënës që po përgatiteshin për studime.


    Kjo pasi, në raport kërkohej të mos akreditoheshin tri Universitete publike. Për këtë raport kishte shkruar Reporteri.net.

    E pas këtij raporti, kështu ka vendosur Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e mbajtur sot.

    Për Universitetin e Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit, u votua tri herë dhe rezultati ishte i njëjtë, ku me 6 vota pro u miratua raporti i ekspertëve që do të “mbyll” për këtë vit Universitetet në fjalë.

    Sidoqoftë, Universitetet në fjalë, ditë më parë e kritikuan raportin e ekspertëve, duke e quajtur si të ndikuar dhe joreal.

    Ndërkohë, shumë studentë ishin ankuar kohëve të fundit që nuk ishte hapur konkursi për pranim në Universitetet e këtyre qyteteve.

    Ndryshe, Universitetet publike nëpër qytete të vogëla shpesh janë konsideruar si shumë të ndikuar politikisht dhe që nuk përmbushin kriteret e akreditimit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!