×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 20:08

    Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur tre ditë më herët. Rasti po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

    “Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur dite me pare”, tha Xhurkaj.

    Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec dhe, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore.

    Njësiti i Hetimeve ka kryer hulumtimet dhe ka mbledhur prova materiale, derisa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe, me urdhrin e tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!