×
  • Lajme
  • Lajme

    Mikullovci: I thash mirëdita, nuk më foli se s’ekzistoj për të, kështu i përgjigjet Pacolli

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 14:12

    Ish-deputeti i VV’së, Adem Mikullovci, ka rrëfyer për një moment të pakëndshëm në jetën e tij.


    Mikullovci ka treguar se si një ditë ishte injoruar nga Behgjet Pacolli edhe përkundër faktit se e kishte përshëndetur në hotelin e tij.

    Një ditë duke kaluar nga hoteli i tij e pashë Behgjet Pacollin, dhe i thashë mirëdita, ai veq shikoi okolla, as nuk më pa. Po s’më sheh, s’ekzistoj për të” tregon Mikullovci në ‘Konak’.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Behgjet Pacollit në Facebook, duke thënë se mund t’mos ta ketë parë.

    ”Adem Mikullovci ne Infokus tregon se si në atë kohë nuk e kishte kuptuar fjalën “vagabond” por e kishte ditur që “mësuesja e kishte sharë”.Nga ky moment Mikullovci thotë se gjatë gjithë shkollimit të tij fillor e kishin detyruar në cdo rast të recitonte po të njëjtën vjershë.Por tek më vonë ai e kishte kuptuar se kjo vjershë ishte “vetëm gënjeshtër”.

    Këtë thotë se e kuptoi më së miri një ditë kur e kishte takuar Behgjet Pacollin dhe e kishte përshëndetur por Pacolli nuk kishte bërë të njëjtën gjë.“Një ditë duke kaluar nga hoteli i tij e pashë Behgjet Pacollin, dhe i thashë mirëdita, ai veq shikoi okolla, as nuk më pa. Po s’më sheh, s’ekzistoj për të” tregon Mikullovci.

    Baca Adem une ty te rrespektoj dhe te garantoj që nuk të kam parë. Nuk është në kulturën time të mos respektoj apo përshendes njerëzit e sidomos ju deri sa kam pasur dhe kam shumë respekt. Kështu që më duhet të ju them se paragonizmi i cekur më lartë nuk më përket mua.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!