×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: Kurrë nuk kam qenë anëtar i Nismës, aty shkova për hatër të Jakup Krasniqit

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 22:32

    Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.


    Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për kohën sa ishte deputet. Ai kishte qenë pjesë e listës zgjedhore të Nismës nga ku edhe fitoi postin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Mirëpo ai e mohon se ka qenë ndonjëherë pjesë e këtij subjekti politik. “Kurrë nuk kam qenë anëtar i Nismës”, ka deklaruar Zeka.

    “Atje kam shkuar vetëm për hatër të Jakup Krasniqit. Mirëpo dua të them se gjatë kohës kur kam qenë deputet isha opozitë më e madhe ndaj qeverisë se sa vetë opozita”, ka shtuar Zeka.

    Tutje Zeka ka thënë se të gjitha akuzat që janë kundër tij janë të rreme dhe nuk vlejnë.

    “Nuk janë të vërteta akuzat se unë kam futur njerëz të afërt në punë. Po ashtu procesi gjqyësor për viza është i montuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Lumezi. Le të thotë dikush se Milaimi më ka mashtuar dhe unë do jap dorëheqje nga jeta politike menjëherë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!