×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka mban në banesë fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës, arsyeja e çuditshme

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 18:33

    Milaim Zeka njihet si një nga deputetët më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë në Kosovë.


    Ai pothuajse në çdo emision shpalos diçka të re nga jeta e tij. Së fundmi Zeka ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini. E veçanta e këtij emisioni është se është realizuar në banesën e deputetit Zeka. Aty kanë rënë në sy shumë detaje nga enterieri i banesës së çiftit Zeka, shkruan Reporteri.net.

    Një detaj që ka rënë në sy është se Zeka në kuzhinën e tij mban dy gota me fotografitë e dy ish-kryeministrave shqiptarë, atë të Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. E arsyeja për këtë, siç ka thënë Zeka është fakti se ka dëshirë që afër vetes të mbaj fotot e atyre nga të cilët është dëshpëruar.

    Ndër të tjera, Zeka ka paralajmëruar se në të ardhmen aty do të jenë edhe fotografitë e politikanëve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

    Kujtojmë se Zeka, muaj më parë u largua nga partia e Fatmir Limajt duke themeluar partinë e tij, Partinë Euroatlantike të Kosovës. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!