×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka nuk e ndal humorin: PEK-u ka 8.5%, Nisma-AKR nuk e kalon pragun

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 22:50

    Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.


    Zeka ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për pozitën e partisë së tij në këto zgjedhje.

    “Ne qëndrojmë më larg se koalicioni i AKR’së me Nismën”, ka thënë Zeka.

    “I kanë bërë sondazhet partitë e mëdha të cilat na kanë dhënë këto informacione. Po ashtu edhe sondazhet e ndërkombëtarëve na vënë përpara tyre dhe na kanë thënë ne se kemi diku 8.5%. nuk do arrijmë nivelin e PDK, LDK apo Lëvizjes Vetëvendosje, por në tabelë Nisma dhe AKR nuk e kalojnë pragun. Ne do i kemi diku dhjetë deputetë në Kuvend”, ka thënë Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!