×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka paralajmëron krijimin e një partie të re politike

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:44

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ka vendosur të krijojë një parti të re politike.


    Zeka ka thënë se këtë parti do ta bëjë me të gjithë ata njerëz që mendojnë “përafërt” sikur ai.

    “Kam pasur një turne nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe në Evropë, e në Amerikë e në Kanada”, ka treguar ai.

    “Jam konsultuar me mërgimtarët deri në Australi, dhe me qytetarë në krejt Kosovën”, ka thënë Zeka për T7, shkruan Express.

    “Shumica dërmuese më kanë thënë që ti, me shokët e tu, duhet të dalësh me një forcë të re politike”, është shprehur ai.

    “Ky është vendimi jonë. Do të dalim me një forcë të re politikë”, ka thënë Zeka.

    Kujtojmë se Zeka u bë deputet me listën e partisë NISMA të Fatmir Limajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!