×
  • Lajme
  • Lajme

    Militanti i VV’së, Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 23:24

    Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si militant i Vetëvendosjes, të mërkurën ka shpërndarë “Fake news”, lidhur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

    Në llogarinë e tij në Facebook, ai publikuar një fotografi me citat kinse të Hovenier, në të cilin hedh kritika ndaj opozitës që pajtohet me kërkesat e Beogradit.

    E sipas kësaj, këto veprime janë duke ia vështirësuar qëndrimet ambasadorit Hovenier, karshi Qeverisë Kurti.

    “Opozita, më shumë pajtohet me kërkesat që vijë nga Beogradi sesa me vendimet e Qeverisë. Pra kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj Qeverisë”, thuhet në postimin e Gashit.

    Ndaj tij pati reagime të shumta se deklarata nuk është e vërtetë – duke bërë që Gashi ta fshijë postimin e tij.

    Ndërsa, postimi dezinformues, për një orë kishte marrë gati 600 pëlqime, 65 shpërndarje e dhjetëra komente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!