×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari: Me emërimin e Zemajt ministër, u rrezikua shëndeti i qytetarëve

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 19:43

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me pandeminë.


    Kusari ka thënë se Kosova për të dytën herë ka dalë e para në toplistë për nga numri i vdekjeve.

    Sipas saj LDK ka gabuar qysh në fillim me emërimin e Armend Zemajt në postin e Ministrit të Shëndetësisë. Ajo pohon se me këtë veprim madje u rrezikua shëndeti i qytetarëve.

    “Po shihet se çka po i sjell Kosovës kjo qeveri. Në këtë periudhë tre mujore nuk kemi pasur ndonjë lajm pozitiv. Është hera e dytë që Kosova del në toplistë për numrin e vdekjeve. LDK ka rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve me emërimin e Zemajt Ministër. Është shkelje, jo vetëm e demokracisë për mënyrën si kanë ardhë në pushtet, por tani është duke u bërë shkelje e të drejtave të njeriut. Të zgjedhet juristi Ministër i Shëndetësisë tregon se sa në zor ishte LDK për votën e Zemajt”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!