×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari reagon për grafitet në shtëpinë e Adelina Graincës, ka disa fjalë për PDK-në

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 8:53

    Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas grafiteve me mesazhe fyese për familjen e deputetes së VV’së, Adelina Graincës.


    Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ato grafite janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

    Kusari-Lila ka kërkuar nga PDK’ja që ta dënojnë, siç ka thënë, këtë akt të shëmtuar, duke thënë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë kjo është përgjigja për arsyen e largimit të Graincës nga PDK’ja.

    “Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

    Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!