Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura televizive së fundmi, “Show i së Premtes me Adelina Ismailin”.
Në këtë intervistë emocionuese, ajo ka hapur dritare për shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, duke bërë të njohura anë të panjohura për shikuesit.
Pyetja që shkaktoi më shumë kuriozitet ishte ajo mbi rrogën e saj të parë dhe se çfarë ka bërë me të. Përgjigja e deputetes së Vetëvendosjes (VV) ka qenë e papritur dhe ka nxjerrë në pah një histori të veçantë nga jeta e saj.
“Rroga e parë në fakt nuk ka qenë rrogë klasike, sepse ishim në vitet ’90. Unë kur kam filluar më së pari, ka qenë puna e dorës në Gjakovë, e cila ka qenë karakteristike. Kjo përfshinte qepjen e veshjeve tradicionale shqiptare me ari. E kam marrë si zanat prej nuseve të djemve të axhës së babait, pasi ato deri vonë kanë punuar me traditë. Dhe i pata mësuar disa prej tyre, jo komplet, sepse kurrë s’kam mësuar ta kryej komplet jelekun ose mintonin, por i kam pas mësuar pjesë-pjesë. Edhe i punoja me ari ato në shkollë të mesme,” rrëfeu Mimoza Kusari me ndjenjë dhe nostalgjie.
Kjo përgjigje e deputetes së njohur ka bërë që shikuesit të njohin një anë të re të jetës së saj, një periudhë ku talenti dhe aftësitë artizanale filluan të shfaqeshin.
Qepja e veshjeve tradicionale shqiptare me ari ka qenë pika e fillmit për Mimoza Kusari, duke treguar se pas sfidave të ndryshme të jetës, ajo ka gjetur fuqinë dhe pasionin në traditën dhe kulturën shqiptare.