×
  • Lajme
  • Lajme

    Minarja e xhamisë në Prishtinë goditet nga rrufeja

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 20:33

    Fronti i ftohtë në orët e mbrëmjes solli destabilizim të fuqishëm të atmosferës në shumë pjesë të Kosovë.

    Gjatë ditës së hënë pati rrebeshe shiu, breshër dhe erëra të fuqishme, ndërsa nuk munguan as vetëtimat me bubullimë.

    Një rrufe e fortë ra në Sharban të Prishtinës dhe duket sikur ka pasur kontakt me minaren e xhamisë së këtij fshati.

    Kjo shihet në një video që ka publikuar meteoballkan.

     

    Ndërsa, Rahoveci dhe Podujeva janë goditur nga breshëri.

    Deri tani nuk dihet për ndonjë dëm të shkaktuar nga kjo stuhi që kaploi Kosovën.

    Stuhi të forta në Rahovec, kokrra të mëdha breshëri mbulojnë sipërfaqen e tokës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!