×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat dhe deputetët, kaq do të paguhen me koeficientin 105

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 10:58

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave të jetë 105, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat kanë koeficientin e njëjtë, 16.4, do të kenë pagën 1,722 euro.

    Po me këtë pagë të njëjtë do të jenë edhe Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme tha se koeficienti 105 vlen vetëm për këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 110.

    Në mbledhjen e sotme kreu i ekzekutivit tha se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive./Reporteri.net/

    Vlera e koeficientit 105, kaq është paga e re për Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!