Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë

Një orë para se të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka mbledhur kabinetin qeveritar.


Por, këtë mbledhje të qeverisë e kanë bojkotuar ministrat e LDK-së.

Një ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjet e minatorëve që humbën jetën tragjikisht dje në Minierën e Artanës.