×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Abrashi vizitë në “Infrakos”: Prioritet, modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 15:34

    Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, për tu informuar rreth projekteve që janë duke u realizuar dhe gjendjen e linjave hekurudhore në Kosovë.


    Siç njofton komunikata, Abrashi ka theksuar se që nga java e ardhshme do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse dhe “Infrakosit” për përfundimin më të shpejtë të punimeve në linjën e 10 hekurudhore, si dhe realizmin e projekteve tjera.

    “Ministri bëri të ditur se modernizimi i hekurudhave, rritja e transportit hekurudhor, shtimi i dinamikës së punës, rehabilitimi i linjave ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave do të jenë prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në komunikatën e zyrës së Abrashit.

    Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të “Infrakos”, Xhevat Ramosaj e njoftoi ministrin për punën e kësaj ndërmarrje dhe linjat hekurudhore që janë duke funksionuar në Republikën e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!