×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Bytyqi uron fëmijët në ditën e tyre, zotohet se do të punojë për një arsim më cilësor për ta

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:06

    Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka uruar fëmijët në ditën e tyre.


    Bytyqi ka thënë se fëmijët janë shpresa jonë për një të ardhme më të mirë, dhe është zotuar se Ministria që ai drejton do të punojë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat që i ndihmojë ata për një jetë më të shëndetshme e të lumtur, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Ministrit Bytyqi:

    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroj mirëqenie për të gjiithë fëmijët!

    Ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë dhe ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

    Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes.

    Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes!

    Urime!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!