×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Gent Cakaj nesër në Kosovë, takon ish shefin e tij Albin Kurtin

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 20:36

    Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, do të jete nesër në Kosovë.


    Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë dhe pervec që si shtetas i Kosovës vjen në vizitë si minister i një shteti tjetër, Cakaj do ta ketë një takim të vecantë. Ish shefi i tij, Albin Kurti tash është Kryeminister.

    Cakaj si i ri kishte qenë në Vetëvendosje por e kishte braktisur atë për disa mospajtime. Kur Cakaj ishte emëruar minister në vend të Ditmir Bushatit, Vetëvendosje e kishte parë këtë si dicka që ishte bërë për ta shtyrë përpara agjenden e shkembimit të territoreve.

    Cakaj e Kurti u takuan shkurt edhe para disa ditëve kur kreu i Qeverisë së Kosovës qëndroi per vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Kjo është agjenda e Cakajt per nesër: 10:00 – Takim tetë a tetë mes dy homologëve, Cakaj dhe Konjufca (MPJ e Kosovës); 10:25 – Takim dypalësh me praninë e delegacioneve;

    11:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Punëve të Jashtme;

    11:15 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Taçi (Presidenca e Kosovës);

    12:00 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kuvendi i Kosovës);

    12:30 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti (Kryeministria e Kosovës).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!