×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Bujqësisë emëron ud të sekretarit Fëllanza Balajn dhe ud të kryeshefit në AZHB Agim Nuhën

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 14:38

    Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa zëvendësuar me ushtures detyre dy pozitat më të rëndësishme në ministrinë e tij, të mbetura vakante pas pezullimit të Kapllan Halimit nga sekretari i përgjithshëm dhe të Ekrem Gjokajt nga pozita e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.


    Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda ministrisë mëson se në pozitën ud të sekretarit të përgjithshëm është emëruar Fëllanza Balaj, ndërsa ud i kryeshefit të AZHB’së, Agim Nuha.

    Fëllanza Balaj

    Të dy të emëruarit në këto pozita kanë shërbyer brenda drejtorive të kësaj ministrie. Nuha i cili tani do të ushtrojë postin e kryeshefit të AZHB’së, deri tani ka qenë drejtor për Financa.

    Agim Nuha

    AZHB menaxhon me fonde disa milionëshe brenda vitit në fushën e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, të cilat i ndanë Ministria e Bujqësisë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!