×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes së Serbisë i reagon ashpër presidentit maqedonas që foli kundër ndarjes së Kosovës

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 17:23

    Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksadner Vulin, i ka reaguar ashpër presidentit të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili ka kundërshtuar ashpër idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Vulin ka thënë se si i zgjidhin punët e veta Kosova dhe Serbia, nuk është një temë që i takon të flasë Pendarovskit.

    “Se si dëshiron të zgjidh Serbia problemet e brendshme nuk është temë për presidentin e Maqedonisë fqinje. Nëse idjea për korrigjim të kufijve është e ‘tmerrshme dhe e papranueshme për shekullin 21”, atëherë lë ta tërheq Maqedonia njohjen për Kosovën’, ka thënë Vulin, transmeton Ballkani.info.

    Vulin ndër të tjera ka thënë se Pendrovski duhet të respektojë Serbinë, duke shtuar se ndoshta duhet të flasë pak edhe për nismën e Thaçit dhe Ramës për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan B92.

    “A mos ndoshta nuk i ka penguar Pendarkovskit që në hartën e Shqipërisë së Madhe gjendet edhe gjysma e Maqedonisë së Veriut? Nëse nuk e ka parë atë hartë, atëherë le t’ia tregon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ai me krenari edhe para kamerave e tregon. Nëse hesht për Shqipërinë e Madhe, lirisht le të hesht edhe për Serbinë”, ka thënë Vulin.

    Pendarovski dje ka thënë se ideja për prekje të kufijve nuk i përket shekullit 21, dhe sipas tij nuk mund të ketë diçka më të keqe, se sa dikush të përpiqet të shtyjë një ide të tillë përpara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!