×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet në veri

    Ministri Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri është e Beogradit, s’jemi këtu për t’u brengosur çka mendojnë e kërkojnë ata

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 11:24

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se kërkesa për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore është kërkesë e Beogradit, shkruan Reporteri.net.

    Ai tutje ka thënë se nuk janë këtu për t’u brengosur se çka kërkon e mendon Beogradi, por janë institucion që duhet të përkujdesen për demokracinë.

    Ministri Krasniqi gjithashtu ka folur edhe për katër kryetarët të cilët ka thënë se i takon shpesh, dhe se siç tha ai, ata kanë mbështetur procesin e peticionit, pasi e shohin si rrugë demokratike, e jo të plotësojnë dëshirat e kujtdo për dorëheqje.

    “Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim e kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdoqoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”, tha ai.

    Ai shton se për të mundësuar zgjedhjet e parakohshëm në atë pjesë ata veç se kanë marrë masat duke hartuar edhe Udhëzimin Administrativ, duke shtuar se zgjedhjet në veri do të mbahen veç me peticion.

    “Kosova është palë konstruktive në këtë procesi, ne i kemi tashmë dy herë nga 25% të Policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!