×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 21:12

    Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi pas dështimit të votimit nga Kuvendit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka reaguar duke e quajtur veprim të turpshëm nga ana e deputetëve, shkruan Reporteri.net.


    “Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.  Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji”, tha ai.

    Sipas ministrit Kuçi qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes dhe ky ligj duhet të dalë sa më shpejt sërish para deputetëve.

    “Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët. Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë. Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/697807666945884/posts/3382822301777727/?extid=bAsBgDbntetABxZ6&d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!