×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Liburn Aliu viziton komunat veriore të Kosovës

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 21:22

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës.

    Aliu, gjatë vizitës ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.

    “Sot gjatë ditës ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimevetë rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    “Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak”

    “Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!