×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri nga Nisma, Vesel Krasniqi, nën hetime për mashtrimin e një mërgimtari

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 19:51

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, është duke u hetuar për mashtrim.


    Sipas dokumenteve që i ka siguruar koha.net, saktësisht dy vjet më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve të Veselit.

    Ai së bashku me pesë persona të tjerë dyshohet që kanë mashtruar një qytetar që jeton në Norvegji. Rasti ka të bëjë me shitblerjen e një banese në Prishtinë.

    Agim Kastrati ka paguar 60 mijë euro për këtë banesë, por ai thotë se ajo i ishte shitur dikujt tjetër para tij.

    Megjithëse kundër Veselit ka aktvendim për hetimin e tij, ai nuk është intervistuar nga prokurorja e rastit.

    Avokatja që e përfaqëson të dëmtuarin në këtë rast, Saranda Keqekolla ka thënë se hetuesia nuk e ka gjetur Krasniqin edhe pse ai ishte zëvendësministër.

    Vesel Krasniqi në Qeverinë PAN ka qenë zëvendësministër i Bujqësisë. Në atë kohë prokurorja e rastit kishte autorizuar policinë që ta intervistonte në cilësinë e të dyshuarit.

    Koha ka provuar të flasë edhe me ministrin Krasniqi, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave.

    Gjatë ditës mediat kanë raportuar se Krasniqi ishte i akuzuar edhe në një rast tjetër për vetëgjyqësi, porse në shkallën e parë është liruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!