×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci kap “kacinë” dhe punon tokën në një nga fshatrat veriore

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 19:10

    Sot në këtë ditë vikendi, ministri mitrovicas i bujqësisë, Faton Peci, e ka kaluar në tri fshatrat veriore.

    Ai bashkë me qytetarët e Cerajës, Koshtovës së Vllahisë dhe Bistricës ka bashkëbiseduar rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë, ndërsa tregoi se banori Shaqir Hetemi është përfitues i një granti mbi 90 mijë euro në vitin 2022.

    Postimi i plotë:

    Gjatë ditës së sotme vizituam fshatrat e Leposaviqit / Albanikut; Cerajën, Koshtovë e Vllahisë e Bistrisë, ku bashkëbiseduam me banorët rreth nevojave e angazhimeve të tyre lidhur me sektorin e bujqësisë.

    Në fshatin Cerajë, takova Ahmetin dhe vëllezërit e tij me të cilët diskutuam rreth nevojës së rritjes së Fondit Blegtoral me theks të veçantë, tek bagëtitë e imta.

    Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023, do të ndajmë 5 milionë euro për ngritjen e Fondit Blegtoral.

    Ndërsa në Bistricë, me banorët e këtij fshati biseduam rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë e ky fshat më konkretisht.

    ?‍?Shaqir Hetemi, është njëri nga banorët përfitues nga Programi për Zhvillim Rural – Grante 2022, në vlerë prej 90.970,00€. Edhe pse vizita sot nuk u realizua, rregullisht do të jemi në kontakt me Shaqirin dhe të gjithë përfituesit deri në finalizim të grantit me qëllim të të qënit dëshmitarë të ngritjes së kapaciteteve të fermave e agrobizneseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!