×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi dhe Ministrja Haradinaj do të vizitojnë Preshevën

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 14:41

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka konfirmuar se do ta vizitojë Luginën e Preshevës, për të parë nga afër problemet që i preokupojnë banorët atje.


    Madje tha ai se kjo vizitë cilësohet si siguri për ata, duke shtuar se kanë bërë edhe kërkesë për vizitë te autoritet serbe.

    “Do të vizitojmë komunën e Preshevës do ta vizitojmë me ministren e Punëve të Jashtme. Besoj shumë shpejt dhe unë do të jem pjesë e delegacionit”.

    “Do të shohim problemet e qytetarëve lidhur me ekonominë, politikën, kulturën bizneset. Kjo do të jetë siguri për qytetarët”, tha ai derisa shtoi se kanë bërë kërkesë të autoritetet serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!