×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Tahiri e falënderon ambasadorin Kosnett për korrektësinë

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 15:41

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, për korrigjimin e reagimit  që ky i fundit kishte bërë ndaj Ministrisë së Drejtësisë.


    Tahiri ka thënë se shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe se puna duhet të vazhdojë me këmbëngulësi, transmeton Klan Kosova.

    “S’ka rrugë të mesme. Vetëm sundimi i ligjit e bën Kosovën një Republikë të cilën e presin dhe e duan qytetarët e saj”, ka shkruar ministri Tahiri në Facebook.

    Ndërsa për t’u informuar më shumë rreth reagimit të ambasadorit Kosnett në Facebook, klikoni në linkun e mëposhtëm.

    Ambasadori amerikan sqaron kritikat e tij për Ministrinë e Drejtësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!