×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri ukrainas i mbrojtjes: Shumë shpejt do të njoftojmë lajme të mira

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 14:20
    Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov

    Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka shkruar në mediat e tij sociale se së shpejti “do të kemi lajme të mira”, raporton gazeta online Reporteri.net

    Ministri i Mbrojtjes thotë se me homologun amerikan të tij kanë diskutuar “për mënyrë se si të forcojmë kapacitetet mbrojtëse ukrainase”.

    Se cilat janë këto “lajme të mira”, ministri ukrainas nuk tregoi më shumë hollësi, por shtoi se ushtria ukrainase “do të vazhdojë të përdor armë për të çliruar” territoret e pushtuara ukrainase nga Rusia.

    Kujtojmë se Ukraina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës raketa ATACMS qe një kohë, rrezja e të cilave tejkalon me të madhe çdo gjë që aktualisht është në posedim ukrainas.

    Sky News ka raportuar se nuk dihet ende nëse ShBA do t’u sigurojë këto raketa ose jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!