×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia: Pesë prej 31 të prekurve me Coronavirus që janë në spital, janë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 16:54

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media ka njoftuar se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile.


    Ai ka thënë se pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    “Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë të mos bëhen më shumë se 2 persona e gjithmonë duke mbajtur distancën në 2 metra”, ka thënë ai.

    Vitia tutje ka shtuar se duhet më shumë disiplinë, më shumë angazhim e zbatim të masave të reja.

    Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

    “Testet e reja me porosi kanë arritur në IKSHPK, kemi bërë kërkesë edhe për 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë njëkohësisht donacionet dhe ndihmat e ndryshme. Ju bëjmë thirrje për shtim në angazhimin e juaj në këtë situatë. Ruajeni shëndetin e juaj dhe të familjarëve tuaj e komshinjve. Kjo situatë do të kalojë andaj ju lutem që të keni kujdes. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t’i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve”, ka thënë ai.

    Ndryshe, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 91 të infektuar me COVID-19. Një prej tyre ka humbur jetën si pasojë e pandemisë, derisa një tjetër është shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!