×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës anulon tenderin 44 milionë euro, pritet të anulohen edhe shumë të tjerë

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 11:18

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë marrë dy vendime.


    Në një konferencë për media ai ka bërë me dije se kanë anuluar një tender prej 44 milionë euro, për mbarëvajtjen e rrugëve.

    Sipas tij, krejt kjo është bërë më qëllim që në tenderim të jenë të përfshirë më shumë konkurrentë dhe se kontratat ka qenë me kohëzgjatje 3 vjeçare.

    “Sot këtë konferencë kemi thirrur që të njoftojmë opinionin për dy vendimet që kemi marrë. E para ka të bëjë me anulimin e tenderit për projektin e mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve rajonale dhe nacionale vlera e cila është 44 milionë euro. Ky projekt është anuluar sepse e para është që ky projekt parashihet të jetë me kontratë tre-vjeçare dhe ne jemi të interesuar të bëjmë ndryshime”, tha Durmishi.

    “Në vitet e fundit kemi zhvillime në zhvillimin e teknologjisë se rrugëve dhe andaj tentojmë që të punojmë përmes kësaj teknologjie. Arsyeja e dytë është që të ketë më shumë konkurrencë dhe gjithëpërfshirje. Kriteret do të jenë të tilla që të ketë më shumë kompani që të marrin punë. Tani kjo praktikë shumë e keqe që është bërë nga ministritë e kaluara do të marrin fund”, tha ndër të tjerash ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!