×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mjedisit ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë, banorët kundër

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 7:09

    Ndërtimi i fabrikës së çimentos në zonën kadastrale Dresnik, përkatësisht në fshatin Gremnik, duket se është çështje e kryer, pasi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka lëshuar pëlqimin mjedisor investitorit, kompanisë “Klina-Cem”.


    Kjo ministri përmes zyrtarit të saj të lartë për komunikim, Bajram Kadriu, i ka konfirmuar “Kohës Ditore” se kompania “Klina-Cem” ka aplikuar për pëlqim mjedisor dhe pas shqyrtimit dhe daljes në terren komisioni e ka lëshuar atë. Pas marrjes së pëlqimit mjedisor, sipas tij, kompania është e obliguar të marrë leje ndërtimore nga Komuna e Klinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Por në Komunën e Klinës thonë se leja e ndërtimit është dokumenti final, i cili lëshohet nga MMPH-ja kur projekti ka të bëjë me investime strategjike.

    “Investimet strategjike kalojnë në kompetencë të Qeverisë. Ministria është kompetente, përveç nëse komuna ka një plan strategjik apo çfarëdo plani qoftë për investime në atë hapësirë, e që në këtë rast nuk kemi. Prandaj kompetencat kalojnë në Ministri kur ky është investim strategjik. Edhe komunitetit ia kemi sqaruar në detaje kompetencat tona si komunë, edhe kompetencat e Ministrisë. Andaj, kushdo qoftë, individ apo grupe të interesit, kanë mundësi me marrë informacion në ministri për këtë punë”, ka thënë drejtori komunal për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Lorenc Marleku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!