×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria thotë se Ministria e Shëndetësisë plotësisht e përfshirë në situatën emergjente në veri

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 16:32

    Xhelal Zveçla, ushtrues detye i Ministrit të Qeverisë së shkarkuar dhe Zëdhënësi Përparim Kreziu kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në vendimmarrjen për vendosjen në karantinë të dy komunave veriore.


    Sveçla ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

    “Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai për Koha.net

    Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

    Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në vendimin për vendosjen e karantinës në Veri të Kosovës është e përfshirë Ministria e Shëndetësisë.

    “Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, ka thënë Kryeziu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!