×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 17:19
    Liburn Aliu, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Fotografi nga arkivi.

    Vetura zyrtare e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është gjetur sot rreth orës 5 të mëngjesit në Pikën Kufitare – Qafë Morinë, pasi ishte vjedhur nga një 43-vjeçar kosovar në parkingun e MMPHI-së.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku i njëjti ka bërë të ditur se personit në fjalë i kishin munguar një pjesë e dokumenteve të veturës së tipit Audi.

    “Sot, më 17.08. 2022 rreth orës 04:30 në Pikën e Kalimit Kufitar- Qafë Morinë, në dalje ka shkuar automjeti i markës Audi ngjyrë e zezë. Veturat në dalje kontrollohen nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit ata kanë pasur dyshime dhe kanë kërkuar bashkëpunim nga zyrtarë policorë të PK-së”, tha fillimisht Krasniqi.

    Zëdhënësi i policisë bëri të ditur për Gazetën Online Reporteri se vetura e tipit Audi drejtohej nga një 43-vjeçar i cili kishte mungesë të dokumentacioneve.

    “Gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është vjedhur. Vetura i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetura drejtohej nga një mashkull, i cili kishte mungesë të dokumenteve dhe është prezantuar si: B.S., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar). Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Kurse, në Stacionin Policor ‘Qendra Prishtinë në ora 08:50 nga B.C., si ankues, është iniciuar rasti ‘Vjedhje’. Vlen të ceket se vetura kishte qenë e parkuar në parkingun e MMPHI-së në Prishtinë”, përfundoi Krasniqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!