×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Bajrami e kuptoi me 10 ditë vonesë se u vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 21:25

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka treguar si e ka kuptuar për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.


    Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ndodhisë.

    “Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. Zvdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual”, ka deklaruar Bajrami në T7.

    Ajo ka thënë se pasi e ka kuptuar ka kërkuar që të lajmërohet policia e AKI.

    Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.

    “E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit.

    Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese.

    “Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!